Pasojat e papërgjegjësisë njerëzore

0
234

Kjo është pamja e njërit nga kontejnerëve të shumtë të vendosur në qytetin e Bujanociti nga NP Komunalia për grumbullimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e pastërtisë, por jo edhe të katandisen në këtë gjendje nga persona të papërgjgjshëm.

Kjo ka ndodhur sot në orët e pasditës, në rrugën kryesore afër ndërtesës “kulla” jo më larg se 50 metra nga ndërtesa e KK.

Se kujt ia ka zën rrugën nuk e di, por kjo është gjë e shëmtuar që po ndodh me kontejnerët e mbeturinave në qytetin e Bujanocit, u shpreh drejtori i NP Komunalisë Ruzhdi Halili.

Sipas tijë, personat që kanë kryer këtë gjest duhet të japin llogari para organeve të rendit dhe të marrin dënimin, në të kundërtën pasojat nuk i bart vetëm popullata por edhe ne, sepse këta kontejnerë janë të kushtueshëm.

Vlera e një kontejneri të tillë i cili qëllimisht është dhezur, kap shumën rreth 50.000 dinarë me tvsh.

Nuk është ky kontejneri i parë në qytetin e Bujanocit i cili qëllimisht po digjet nga persona të papërgjegjshëm, ndërsa pasojat financiare shkojnë në dëm të NP-Komunalisë.

Halili gjithashtu thotë se, në vend që të investojmë në blerjen e kontejnerëve të rinjë dhe makinerive të reja, ne po duhet të investojmë në dëmet që po na shkaktohen qëllimisht./Lajmi-AL/