Ndërtimi i shtëpizave të “Stella Consullting” dhe objektit hotelier në Brezovicë, po dyshohet se u bë pasi për rregullimin e tyre iu dha ryshfet ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç,
Ndërkaq, sipas Agjencionit të Regjistrimit të Bizneseve, në kompaninë e lartëcekuar janë aksionar publicisti Veton Surroi dhe biznesmeni nga Shqipëria Gentjan Sula.
Surroi ka 30 përqind të aksioneve, derisa Sula 70 përqind.
Por, pronari i kompanisë Koha, edhe para dy vjetësh ishte i dyshuar për të nijetin rast, raporton Albanian Post.
Madje, ishte hetuar nga organi i akuzës, por që më vonë ishin mbyllur hetimet ndaj tij.
Ndërkaq biznesmeni Sula, është ndërtues nga Shqipëria i njohur me kompleksin, Kodra e Diellit dhe kompleksin në Dhërmi.
Ai, në të dyja rastet e ndërtimit ka shkelur rregullat e ndërtimit, njëjtë siç ka ndodhur edhe në Brezovicë.
Sula është ndërtues që fillimisht krijon lidhje me pushtetin dhe më pas operon kundërligjshëm me ndërtimet e tij.
Njëjtë si në Shqipëri, edhe në Kosovë ai tash dyshohet për ndërtime të kundërligjshme.
Për të arritur deri te mundësitë për ndërtim, ai, përmes Veton Surroit, ka krijuar lidhje me pushtetarët në Komunën e Shtërpcës.
Të martën 21 dhjetorit, 10 persona u arrestuan si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit dhe ndotje e degradim të mjedisit.
Për këto dyshime, nën pranga u vë edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se Nikolliç, ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në komunën e Shtërpcës.








