Pas intervenimit të menjëhershëm rruga Tërrnoc – Breznicë e kalueshme

0
419

Me urdhër të Kabineit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Drejtorati për Investime dhe Zhvillim në një kohë rekord ka intervenuar te organi mbykqyrës i ndërmarrjes “Putevi Sërbie” për pastrimin e rrugës Tërrnoc-Breznicë e cila në disa pjesë ishte bllokuar nga rrëshqitja e gurëve që kanë penguar qarkullimin e komunikacionit.
Rruga Tërrnoc-Breznicë është e karakterit regjional dhe nën mbykqyrjen e ndërmarrjes “Putevi Sërbie”

Drejtorati për Investime dhe Zhvillim i komunws sw Bujanocit pas analizimit të gjendjes së rrugëve në orët e mëngjesit ka hasur në këtë pjes të rrugës ku kanë rëshqitur gurët dhe menjëherë ka intervenuar, rruga është pastruar në orët e mesditës dhe tashmë është e kalueshme.

Kërkohet nga ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes për shkak se kushtet atmosferike janë ato te cilat mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut dhe gurëve./Lajmi-AL/