Bujanoc/Preshevë: Edhe këtë vit do të realizohen projekte në deminimin e zonave të minuara

0
475

Përfaqësuesit e qendrës për deminim gjatë ditës kanë vizituar komunat e Bujanocit dhe Preshevës për të paraqitur projektet e radhës që do të realizohen në zonat e minuara në dy komunat e lartpërmendura.
Drejtori i qendrës për deminim Bojan Gllamoçlija është takuar me kryeshefin e Shtabit për situata emergjente Ali Asllanin me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit lidhur me zgjidhjen e problemit të mbetjeve shpërthyese nga lufta në teritorin e komunës së Bujanocit.

Gjatë takimit është paralajmëruar implementimi i disa projekteve gjatë këtij viti, deminimi i minave dhe pastrimi i municioneve kasetore, njëri nga këta projektet do të financohet nga Qeveria e Serbisë dhe R. Koresë, ndërsa të tjerët nga ambasada e SHBA-ve.
Gjatë ditës përfaqësuesit e qendrës për deminim janë takuar edhe me kryetarin e BL të Ilincës komuna e Preshevës dhe Kryeshefin e Shtabit për situata emergjente Nexhmedin Ahmedin ku kanë vizituar disa lokacione ku do të implementohen projektet e deminimit në zonat e minuara./Lajmi-AL/