Parlamenti i Serbisë miratoi Ligjin mbi referendumin dhe iniciativën popullore

0
287

Sipas tanjug, Ligji mbi referendumin dhe iniciativën popullore është dashur të harmonizohet me Kushtetutën shumë kohë më parë, saktësisht në vitin 2009.

Deputetët e Kuvendit të Serbisë sonte e kanë miratuar Ligjin mbi referendumin dhe iniciativën popullore, ndërsa me aktin e ri hiqet pragu i daljes prej 50% të votuesve të regjistruar, ndërsa për suksesin e referendumit do të jetë e nevojshme të votojnë shumica e votuesve që marrin pjesë në referendum.

Nga 180 deputetët prezent, 178 kanë votuar për, ndërsa dy kanë qenë kundër.
Ligji do të hyjë në fuqi për më pak se 8 ditë.

Siç edhe ka paralajmëruar më parë Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, pas miratimit të Ligjit, deri në fund të janarit 2022 pritet edhe të shpallet referendumi për ndryshimin e disa akteve ligjore të Kushtetutës së Serbisë.