Parlamenti Evropian i shqetsuar për varfërinë dhe blerjen e votave në jug të Serbisë

0
363

Situata socio-ekonomike në jug të Serbisë është shqetësuese, thuhet në rezolutën për Serbinë, e cila është miratuar nga deputetët e Parlamentit Evropian (PE) në Komisionin për Punë të Jashtme (AFET). Nga Qeveria e Serbisë kërkohet që të hetojë pretendimet për keqpërdorim të ndihmës sociale si instrument presioni ndaj votuesve, veçanërisht pjesëtarëve të pakicës kombëtare rome, dhe t’i përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave të varfërisë dhe papunësisë në këtë pjesë të vendit.
Kjo është hera e parë që raporti i PE përmend varfërinë në Serbinë jugore dhe kushtëzimin e votuesve me asistencë sociale.

Teksti i dakorduar i rezolutës është miratuar të martën dhe do të prezantohet në seancën plenare të PE në Strasburg në korrik, transmeton Slobodna rec, përcjell LajmiAL.

– AFET sapo miratoi raportin tim për Serbinë për vitin 2021 me shumicë të madhe: 50 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime – tha autori i raportit, raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik.

Edhe këtë vit deputetët paraqitën ndryshime në versionin origjinal të raportit të Vladimir Bilchik.

Parlamenti Evropian i bën thirrje Serbisë që të japë rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në rastet me interes të lartë publik.

Siç raportuam më herët, ndër ndryshimet në versionin origjinal ishin dy amendamente nga grupet parlamentare Liberale (Ta Rinovojmë Evropën) dhe Socialistët dhe Demokratët, të cilat theksojnë shqetësimin për situatën “veçanërisht në qytetin e Vranjës”, por teksti përfundimtar i amendamenti i kompromisit të Vranjës nuk është i veçantë, veçohet sepse ka probleme edhe në komunat tjera.