Pajaziti: Një takim vëllazëror me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu

0
168

Kryetari i APN-së dega në Bujanoc Arbër Pajaziti pritet në takim nga kryetari i Ferizajit Agim Aliu.

Postimi i Pajazitit:
Menaxhimi i suksesshëm i një komune aq të rëndësishme në këtë pjesë të Kosovës është meritë e vet kryetarit me stafin e shkëlqyeshëm që ka në dispozicion.

Ferizaj dhe Bujanoci kanë ngjashmëritë e veta, sidomos në aspekt të autostradave të cilat kalojnë përskaj këtyre dy qyteteve.

Z. Aliu, në saje të kreativitetit dhe efikasitetit në punë ka arritur që ta shfrytëzojë infrastrukturën e përshtatshme për të bërë këtë komunë ndër më të zhvilluarat në Kosovë.

Si personalitet modest dhe me një kulturë të lartë qytetare, ai shprehi gatishmërinë të përcjell përvojat e tij për komunën e Bujanocit dhe për Alternativën për Ndryshim.

Duke e falënderuar për mikpritjen e ngrohtë, siguruam z. Aliu se miqësia mes nesh do të vazhdojë pa dallime kohore, ndërsa format e bashkëpunimit nuk do të mungojnë asnjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here