Kroaci: ZJARR I FRIKSHËM NË SHIBENIK Njerëzit po përpiqen të shpëtojnë nga zjarri në makina dhe varka, FLAKA KA PËRFSHIRË SHTËPITË

0
199

Në veri të Shibenikut pasditen e sotme ka shpërthyer një zjarr, i cili është bartur nga një erë e fortë dhe është përshkallëzuar me shpejtësi, kështu që tani më shumë se 100 zjarrfikës me rreth 40 automjete dhe 2 kanardë po e shuajnë zjarrin nga disa drejtime.

Përmasat e zjarrit, i cili dogji edhe disa ndërtesa, tregohet edhe nga pamjet satelitore.

Gjegjësisht, reja e tymit është e dukshme edhe nga hapësira në satelitët meteorologjikë.

“Njerëzit po tentojnë të ikin me vetura, një pjesë e popullatës është dashur të evakuohet, por nuk ka mundur. Është kaos, njerëzit po qajnë rrugës, më e keqja është drejt Raslinës. Kemi çmenduri zjarri, po digjet në disa fronte. dhe ne nuk dimë se ku të shkojmë së pari – tha Darko Dukiq për ShibenikIN.