Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, subjekti, 3 këshilltarët e të cilit janë në rolin e opozitës në Asamblenë Komunale të Bujanocit, ka kritikuar pushtetin lokal për mos shpalljen e rezultateve të konkursit për “zhvillimin e ekonomisë”
Sipas Pajazitit lista e militantëve ende po bartet nëpër zyrat e tre udhëheqësve të komunës,
Postimi i plotë i Arbër Pajazitit
Pushteti i “ditëve të mira” nuk mjaftohet vetëm me largimin e kuadrove drejtë Gjermanisë, ata do t’i detyrojnë edhe bizneset të mbyllen e të ikin nga ky vend.
Konkursi për “zhvillimin e ekonomisë” është shpallur më 30 korrik, propozim-vendimi për përfituesit nuk është marrur ende, ky prolongim po bëhet për arsye se partnerët e koalicionit ende nuk janë marrur vesh cilëve nga militantët ti ndahen mjete.
Kriteri kryesor i këtij konkursi është përkatësia partiake e përfituesit potencial. Listat e militantëve dhe oligarkëve enden nëpër zyrat e tre udhëheqësve të Komunës së Bujanocit, duke i ndarë ata sipas parimit “ky i juvi, ky i joni”.
Përfitimet personale i realizojnë në afate rekorde, ato të qytetarëve i prolongojnë në maksimum.
Këtij regjimi i ka humbur çdo kuptim!, ka shkruar Pajaziti./LajmiAL/













