152 të infektuar në rrethin e Pçinjës, 6 nga Bujanoci

0
271

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 508 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 152 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 86 janë nga Vranja, 28 nga Surdulica, 17 Vlladiçin Hani, , 8 Boseligradi, 6 nga Bujanoci, 4 nga Presheva dhe 3 nga Tërgovishta.
pavarësisht se në nivel të rrethit të Pçinjës kemi një rënie të numrit të të ifektuarve, në nivel vendin situate qëndron krejt ndryshe.

Masat e reje kundër virusit korona të cilat janë aprovuar nga Shtabi Qeveritarë i krizave tregojnë se situate pandemike është serioze dhe se imunizimi është i domosdoshëm./LajmiAL/