Pajaziti: Arifi dhe Mustafa në betejë për 2.000.000 euro. A e ka harruar pa dashje kryetaren e Preshevës?

0
277

Kryetari i degës së APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti ka vazhduar me akuzat e tijë në drejtim të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, kësaj radhe duke mos e anashkaluar edhe kryetarin e KKSH-së Ragmi Mustafën, me qëllim apo jo, si duket e ka harruar kryetaren e komunës së Preshevës, duke e ditur se bëhet fjalë për 2 milionshin e Qeverisë së Kosovës të paraparë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Akoma pa u destinuar nëpër komunat e Luginës mjetet e buxhetit të Qeverisë së Kosovës Pajaziti ka filluar kritikat, “përse po lobojnë për mjete financiare Arifi dhe Mustafa”

Postimi i plotë i Pajazitit:

Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe ai i KNSH-së vetëm se s’po ja thyejnë dyert Qeverisë së Kosovës me lobues se kujt duhet t’i takojë shuma e premtuar prej dy milionë euro.

Njëri duke rrahur gjoks se komuna i „shpërndanë“ më mirë këto mjete, e tjetri duke i „siguruar“ se kjo është çështje për Këshillin Nacional.

Si njëri, si tjetri, po të kishin lobuar kaq fort për probleme më madhore, shumë më mirë do t’i kishim punët, edhe si shoqëri, edhe si shqiptarë.

Por, po shihet marifetllëku i tyre se ku e kanë qëllimin, gjë që i ka bezdisur edhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Pushteti sillet rreth parasë, apo jo?! kështu ka shkruar Pajaziti.

Sipas gjitha gjasave buxheti në shumë prej 2 milion dinarë nga Qeveria e Kosovës i paraparë për Luginën e Preshevës do të ndahet në mënyrë proporcionale për tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të paktën kështu veproi kryeministri Kurti në legjislaturën e tijë të mëhershme me pakon prej 500.000 euro, ndërsa pritet të veprojë njejtë edhe me buxhetin prej 2 milion euro.

Nga ana tjetër, A nuk është obligim i secilit kryetarë komune apo edhe shteti që të lobojë për fonde, me qëllim që ti sigurojë një jetë më normale qytetarëve që i përfaqëson? Një thënie e vjetër popullore: “hyp se tvrava zhdryp se tvrava”./LajmiAL/