Mediat Ndërkombëtare për macen që nuk ndahet nga varri i myftiut të ndjerë Zukorliq

0
250

Mediat rajonale dhe botërore raportojnë historinë e maces – kafshës shtëpiake të Myftiut të ndjerë Muamer Zukorliq, e cili nuk dëshiron të largohet nga varri as më shumë se dy muaj pas zhvendosjes së këtij të madhit boshnjak, shkruan Sanxhak PRESS.

Miqtë dhe admiruesit e tij në të gjithë rajonin ishin të trishtuar dhe mijëra njerëz shpërndanë foto dhe video të maces së tij në rrjetet sociale, e cila nuk dëshironte të ndahej nga varri i pronarit të sajë.

Fotoja nuk ka ndryshuar as sot, macja e verdhë është aty edhe pse varri i myftiut është mbuluar me borë.

Mediat angleze, arabe dhe turke po raportojnë këto ditë për këtë fenomen.

Kështu një nga kanalet më të ndjekura islame në YouTube në gjuhën angleze “Islam Channel” ka publikuar një video për të ndjerin Myfti Zukorlic, kontributin dhe ndikimin e tij në Ballkan, por edhe për rastin e maces që prej vdekjes së tij edhe sot e kësaj ditë ndodhet te varri.

Raportime të ngjashme kanë bërë edhe gazeta turke A Haber dhe kanali YouTube “Neë Muslims – المسلمون الجدد” nga Egjipti.

Sipas rrëfimeve të më të afërmve të tij, myftiu Zukorliq ishte një dashamirës i madh i kafshëve, padyshim që një nga kafshët shtëpiake të tij ia kthen dashurinë në këtë mënyrë. Macja nuk dëshiron të largohet./LajmiAL/