Misioni i OSBE -së në Serbi dhe Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Shoqërorë do të fillojnë me programin e praktikës profesionale për të rinjët nga Serbia jugore dhe jugperëndimore.
Misioni i OSBE -së në Serbi, në partneritet me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social, do të fillojnë zbatimin e programit të praktikës profesionale për periudhën 2021/2022.
Programi, për të cilin ky është viti i tretë i zbatimit, do të krijojë mundësi që deri në dhjetë ekspertë/eksperte të rinj nga Serbia jugore dhe jugperëndimore të punësohen në institucione të ndryshme të Republikës së Serbisë për një periudhë prej gjashtë muajsh. Fillimi i angazhmanit pritet të fillojë në nëntor 2021.
Ftojmë kandidatët/kandidatet të cilët janë të interesuar për administratën publike dhe të cilët janë diplomuar kohët e fundit, dhe vendbanimi i tyre aktual është në këto komuna: Bujanoc, Medvegjë, Novi Pazar, Nova Varosh, Preshevë, Priboj, Prijepole, Rashkë, Sjenicë dhe Tutin, që të aplikojnë për konkursi deri më 20 shtator 2021.
Pjesëmarrësit e programit/pjesëmarrëset do të përzgjidhen përmes një procesi të vlerësimit objektiv të arritjeve akademike dhe të tjera, duke përfshirë vlerësimin e cilësisë së aplikimit, testin me shkrim dhe intervistën me gojë.
Informacion më të detajuar mbi kushtet e aplikimit dhe formularin e aplikimit janë në dispozicion në linkun: https://bit.ly/OEBSPSP2021
Gjatë realizimit të programit në 2019 dhe 2020, institucionet e mëposhtme kanë qenë nikoqire të pjesëmarrësve: Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social, Asambleja Popullore e Republikës së Serbisë, Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Agjencia Kundër Korrupsionit, Zyra për Prokurimin Publik dhe Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë gjinore. Pjesëmarrësit e programit u përfshinë plotësisht në punën e institucioneve të lartpërmendura dhe gëzuan vazhdimisht mbështetjen e mentorëve që u ishin caktuar atyre individualisht.
Në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve të programit 2020-2021, Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Jan Bratu, theksoi, ndër të tjera: “Programi i praktikës profesionale mundësonë që pjesmarrësit e programit nga dora e parë të kenë mundësinë të shohin se si funksionojnë ligjet dhe rregulloret në punën e përditshme të nëpunësve civilë, se si ato ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe shërbimet që u ofrohen atyre, dhe në përputhje me vendosmërinë e Republikës së Serbisë për të ushqyer një shoqëri demokratike që kujdeset për të gjithë “.
Qëllimi i këtijë programi është që të ofrojë përkrahjen inkuadrimit të rëndësishëm dhe participimit më të madhë të ekspertëve të rinjë të cilët vijnë nga bashkësit më të vogla të pazhvilluara në Serbinë jugore dhe jugperëndimore, në institucionet shtetërore në nivel qëndrorë.
Realizimin e këtij programi financiarisht e mbështesin delegacionet e përhershme të R.Austrisë dhe R.Turqisë pranë misionit të OSBE-së. Investimi te të rinjët nga të gjitha komunitetet paraqet një nga principet e misionit të OSBE-së në Serbi, në kuadër të inkuadrimit gjithpërfshirës të të rinjëve në të gjitha hapat e jetës, veçanarisht në fushët e mbizotërimit të ligjit në Serbi, thuhet në komunikatën për media të OSBE-së./LajmiAL/












