Nga sot në Mal të Zi edhe me test pozitiv PCR i cili është më i vjetër se 14, jo më i vjetër se 180 ditë

0
280

Në Mal të Zi nga sot do të mund të hyjnë vetëm personat që plotësojnë kushtet nga vërtetim kombëtarë digjital i kovidit, gjegjësisht, të cilët i kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi që jepen në dy doza dhe personat që kanë kaluar 14 ditë nga imunizimi i vaksinës që jepen në një dozë.

Sipas kushteve të reja në Malin e Zi mund të shkojnë personat  që kanë një test negativ të PCR në Covid-19 i cili nuk është më i vjetër se 72 orë, ose test pozitiv PCR i cili është më i vjetër se 14 ditë dhe jo më i vjetër se 180 ditë, raportojnë mediat malazeze.

Në Malin e Zi mund të shkojnë edhe personat që posedojnë test negativ antigjen të shpejtë që nuk është më i vjetër se 48 orë.

Qytetarët malazezë dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm që nuk i plotësojnë asnjë nga kushtet e përshkruara, dërgohen në izolim të cilin mund ta ndërpresin vetëm me testin e PCR negativ gjashtë ditë nga kalimi i kufirit.

Personat nën moshën 18 vjeç, sikurse malazezët edhe të huajtë në Mal të Zi mund të hyjnë pa kushte./lajmiAL/