Numri i të infektuarve në ulje, Bujanoci 3 raste të reja

0
186

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 317 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 38 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 22 janë nga Vranja, 5 nga Surdulica, nga 3 raste kanë Bujanoci dhe Boseligradi, nga 2 raste kanë Vlladiçin Hani dhe Presheva dhe 1 Tërgovishta.

Situata me pandeminë e virusit korona në rrethin e Pçinjës edhe më tej është në përmirësim e sipër, ndërsa shifrat tregojnë se ka rënie të numrit të të infektuarve./LajmiAL/