Bujanoc: 5 milion dollarë për projektet e deminimit, rreziku nga minat edhe më tej i lartë

0
254

Qendra për deminim nga Beogradi sot ka mbajtur takim me organizatat dhe kompanit që meren me çështjen e mjeteve të pashpërthyera ku prezent ishte edhe përfaqësuesi implementimit të Konventës së Zhenevës Gregori Katkarta dhe koordinatori i OSBE-së në Bujanoc.

Gjatë këtij takimi u tha se, brenda tri viteve e gjysmë për projektet e deminimit në teritorin e komunës së Bujanocit janë shpenzuar rreth 5 milion dollarë, ndërsa janë siguruar mjetet edhe për projektet për vitin e ardhshëm.

Bojan Gllamoçllija drejtor i Qendrës për deminim nga Beogradi potencoi se ekziston mundësia që pastrimi i teritorit të komunës së Bujanocit nga mjetet e pashpërthyera mund mund të zgjasë deri ne vitin 2025.

Gllamoçllija gjithashtu potencoi se, kemi nevojë për donacione që ta bëjmë pastrimin e teritorit nga mjetet e pashpËrthyera dhe për këtë sot me ne është edhe përfaqësuesi i implementimit të Konventës së Zhenevës, i cili do të na ndihmojë në gjetjen e mjeteve.

Gjithashtu është potencuar nevoja për financimin e nje ekili hulumtues në teren prej 4 persona për të paktën një vit, të cilët do të bëjnë hulumtimin e terenit për zbulimin e mjeteve të pashpërthyera.

Kryeshefi i Shtabit për situata të jashtëzakonshme pranë komunës së Bujanocit Ali Asllani, potencoi se nga incidentet e mjeteve të pashpërthyera në komunën e Bujanocit deri më tani jetën e kanë humbur 7 persona, ndërsa 19 kanë mbetur të lënduar me pasoja të ndryshme.

Sikurse qendra e deminimit gjithashtu edhe kompanit pjesmarrëse në projekte komunën e Bujanocit e kanë paraqitur si shumë të rrezikuar nga mjetet e pashpërthyera dhe kanë bërë apel te përfaqësuesi nga Konventa e Zhenevës që të sigurohen mjete për projektet në vazhdim.

Vlenë të theksohet se, të pranishmit, gjegjesisht organizatat e inkuadruara në projekte, komunen e Bujanocit e kanë konsideruar si epiqendër të ndotjes nga mjetet e pashpërthyera.

Ajo qka ka mundur të sigurojë Lajmi-AL nga qytetarët, është fakti se në shumë pjesë të komunës së Bujanocit ku u theksuan si të rrezikuara apo edhe ku është bërë pastrimi nga mjetet e rrezikshme, qytetarët për vite me radhe kanë lëvizur, kanë bartur drunj apo edhe kanë lëshuar kafshët në kullosa.

Ata shpesh kanë parë personat duke bërë pastrimin e terenit, pikërisht aty ku për ite me radhë kanë lëvizur apo edhe i kanë l2shuar bagËtit në kullosa./Lajmi-AL/