NP Komunalia: Nuk ka vend për shpifje dhe manipulime, qyteti është i pastër

0
275

Ndërmarrja Publike Komunalia ka shpërndarë kontejnerët e metalit në pikat kyçe në qytetin e Bujanocit me qëllim që qytetarët të kenë një ambient sa më të pastër.
Me vendosjen e kontejnerëve të rinjë grumbullimi i mbeturinave tash do të bëhet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në ora 16. 00.pas dite.

NP Komunalia kërkon nga qytetart që të jenë të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave, që mos ti hudhin në tokë, me qëllim që t’ia lehtësojnë punonjësve të sketorit të pastrimit kryerjen sa më mirë të punës së tyre.

Grumbullimi i mbeturinave dy herë në ditë ka për qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër.

NP Komunalia në çdo kohë është në shërbim ,dhe apelon tek qytetarët që mos bien pre e disa portaleve si “Bujanovaçke” që kanë perqëllim interesat politike ku e sulmojnë pa asni lloj argumenti dhe mëshire Ndërmarrjen Publike Komunali, thuhet në njoftimin e Komunalisë. /Lajmi-AL/