Covid-19 po rikthehet në Vranjë, Bujanoci nuk ka raste të reja

0
309

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, gjatë ditës së djeshme janë marrë 102 analiza nga rrethi i Pçinjës për testim ndaj  Covid-19, nga ky numër, 12 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, sipas këtyre të dhënave të gjithë pacientët e rinjë janë nga Vranja.

Gjatë ditës së djeshme në kovid ambulantën në Vranjë janë kryer 35 kontrolla.

Janë kryer 30 teste antigjeni, 12 prej të cilëve kanë qenë pozitive ndaj virusit korona, ndërsa 2 janë diagnostifikuar me bronkopneumoni.

Dy pacientë që janë pozitivë ndaj Covid-19 dhe kanë bronkopneumoni janë shtruar në kovid spitalin e Vranjës, njëri prej të cilëve gjendet në aparatet e frymarrjes.

Sipas këtyre të dhënave komuna e Bujanocit vazhdon të jetë me 0 raste pozitiv dhe kjo për momentin tregon sa kë nja stabilitet pandemic, megjithëse rastet e reja në Vranjë mund të jenë nja paralajmërim se duhet te jemi shumë të kujdesshëm ndaj ekspozimeve në vende të dnryshme ku janë më të frekuentuara./LajmiAL/