NP Komunalia në prag të Fitër Bajramit zbukuron qytetin

0
301

Në prag të festës së Fitër Bajramit ndërmarrja publike Komunalia në bashkëpunim me  Zyren për të Rinjë të përkrahur edhe nga pushteti lokal sot kanë bërë mbjelljen e luleve në hapsirat publike në sheshin e qytetin dhe përball godinës së Kuvendit Komunal.

Sipas drejtorit të Komunalisë Ruzhdi Halilit, mbjellja e luleve bëhet me qëllim që të zbukurojmë hapsirat e gjelbëruara publike por njëkohësisht edhe qytetarëve ti krijojmë një ambient sa më të rehatshëm.

Halili gjithashtu u shpreh se ditëve në vijim punëtorët e Komunalisë do të rregullojnë edhe pjesët e gjelbruara në shehin e qytetit të cilat janë dëmtuar nga kushtet klimatike.

Mbjellja e luleve në sheshin e qytetit por edhe në hapsirat publike të gjelbruara është praktikuar edhe më parë./LajmiAL/