Nesër besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin

0
414

Me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë ata që agjëruan do t`i kthehen përditshmërisë ditore të tyre, që nga dita e nesërme, kur të gjithë besimtarët muslinaë do të festojnë Fitër Bajrami.

Kjo festë në gjuhën arabe quhet “Iidul fitër”, që do të thotë kthimin e besimtarëve myslimanë në rutinën e tyre.

“Fitër Bajrami është emërtim i përbërë nga dy fjalë të huaja; “fitër” arabisht dhe “bajram” turqisht, kurse nëse në gjuhën shqipe mund të quhet “Festa e Fitrit”. Në arabisht kjo festë quhet “ “Iidul fitër”, e cila ka kuptimin e kthimit në natyrshmëri.

Besimtarët mysliman të cilët ishin të përkushtuar gjatë gjithë këtij muaj të Ramazanit, tani kthehen në natyrshmërinë e tyre të përditshme, duke vazhduar orarin e zakonshëm të ushqimit rutinor ditor si dhe gjumit të natës ashtu si edhe më parë.

Liria e bindjes dhe praktikës fetare në Luginë të Preshevës si asnjëherë më parë është në nivel të duhur.

Fitër Bajramit i gëzohen në veçanti praktikuesit e agjërimit, të cilët ndiejnë një satisfaksion të thellë shpirtëror për arritjen e përmbushjes së njërës nga rregullat më strikte dhe sfiduese për ta.

Në rrafshin social, Bajrami është një ditë e cila i bashkon anëtarët e familjes dhe rrethin e ngushtë, zbutë zemrat e njerëzve, rritë ngrohtësinë familjare si dhe sjell në pah solidaritetin dhe dashurinë më shumë se në çdo kohë tjetër.

Me rastin e Fitër Bajramit, urimet të përzemërta besimtarëve muslimanë i kanë shprehur përfaqësuesit institucional fetarë dhe politik, duke i uruar që këtë festë ta kalojnë në harmoni, paqe dhe begati.

Besimtarëve muslimanë festën e Fitër Bajramit i uronë edhe Lajmi-AL duke i dëshiruar që paqja dhe begatia të mbizotërojë në familjet tuaja./Lajmi-AL/