NP Komunalia ka fillua meremetimin e pllakave në sheshin e qytetit

0
429

Si pasojë e kushteve atmosferike dhe ndikimeve mekanike, në disa vende të sheshit të qytetit pllakat gjatë sitnës së dimrit kanë pësuar dëmtime gjë që është parë nevoja e intervenimit nga Ndërmarrja Publike Komunalia për rregullimin e tyre.

Drejtori i Komunalisë Ruxhdi Halili u shpreh se, “kemi filluar me rregullimin dhe meremetimin e disa pllakave në sheshin e qytetit të cilat janë dëmtuar si pasojë e ngricave dhe ndikimeve mekanike dhe kjo nuk do të jetë e gjitha, ne do të vazhdojmë edhe në hapsirat tjera në qytet ku është e nevoshme për intervenime të tilla me qëllim të përmirësimit të kushteve për qytetarët tanë” u shpreh Halili.

Supas tij edhe krasitja edrunjëve dekorativ që ka filluar ditë më parë bënë pjesë në kuadër të aktiviteteve që kanë për qëllim rregullimin sa më të mirë të ambientit për qytetarët tanë.

Sa i përket pastërtisë, veçanarisht grumbullimit të mbeturimave Halili u shpreh se jemi duke bërë më të mirën në këtë drejtim, pamvarësisht kritikave pavend në disa rrjetet sociale dhe media të caktuara të cilat dezinformojnë për qëllime të kqija.

“Asnjëherë nuk i bëjnë xhirimet kur bëhet pastrimi i mbeturinave, ato janë xhrimime që i bëjnë gjatë orëve të vona vetëm, vetwm për të dezinformuar, por kjo tashmë nuk po shitet në popull sepse edhe ata e kanë kuptuar se jemi duke dhënë maksimumin në këtë drejtim” është shprehur Halili./Lajmi-AL/