Gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Buajocit janë konfirmuar 10 raste të reja më virusin korona

0
341

Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit vazhdon të mbajë tempon e numrave dyshifrorë, përveç rasteve të vikendit kur ky numër bi si pasojë e numrit më të vogël të testeve të kryera.

Në 24 orët e fundit gjegjësisht gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 10 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit.

Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 160 persona.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1056 persona.

Në muajin mars janë kryer gjithsej 1597 kontrolla prej tyre 1416 të rritur dhe 181 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 17 mars ka qenë 97, prej tyre 93 të rritur dhe 4 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 31persona.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në raportin e parafundit në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 rast të reja me virusin korona./Lajmi-AL/