NP Komunalia gati për sezonin e ngrohjes qëndrore

0
265

Sikurse çdo vit tjetër edhe këtë vit më 15 tetorë pritet të fillojë sezoni i ngrohjes qëndrore.

Të gjitha objektet të cilat shfrytëzojnë ngrohjen qëndrore që menaxhohet nga Ndërmarrja Publike Komunalia fillimin e sezonit të ngrohjes mund ta llogarisin nga fundi i javës së ardhshme.

Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrjes Ruzhdi Halilit janë kryer të gjitha parapërgaditjet, sikurse furnizimi me lëndë djegëse poashtu edhe riparimet e nevojshme me qëllim që qytetarët të kenë ngrohje më efikase gjatë temperaturave të ulta.

Halili gjithashtu ka potencuar se,  për dallim nga ngritja e çmimeve tjera të shërbimeve të Komunalisë çmimet e ngrohjes qëndrore edhe këtë vit do të jenë të njejta sikurse vitin e kaluar.

Shërbimet e Komunalisë të cilat tashmë kanë çmime më të larta janë uji me 10 %, grumbillimi i mbeturinave për 10%, shërbimet e taksës së tregut dhe shërbimi i parkingut, ndërsa shërbimet e varrezave dhe ngrohjes janë të njeta sikurse vitin e kaluar./LajmiAL/