Brënabiç: Pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave kërkoi masa më strikte, por imunizimi do të ndalet

0
303

Pas mbledhjes të Shtabit të Krizave, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç deklaroi se situata epidemiologjike në Serbi ishte disi më e mirë dje dhe sot, edhe pse numrat janë ende aq të mëdhenj saqë nuk duket kështu.

Ajo vuri në dukje se Pjesa Mjekësore e Shtabit të Krizës kërkoi që të merreshin masa më strikte, por që ajo beson se ato masa do të çonin në një reduktim më të shpejtë të numrit të të infektuarve, por gjithashtu do të çonte në ndalimin e imunizimit.

Duke iu drejtuar mediave pas senacës të Shtabit të Krizave, Kryeministrja deklaroi se Pjesa Mjekësore e Shtabit të Krizës kërkoi që të merren masa shumë më strikte sesa ekzistojnë aktualisht.

“Pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave kërkoi që të fusim masa të paktën dhjetë ditore që ndalojnë tubimet publike të më shumë se pesë personave, duke shkurtuar orarin e punës deri në 5 pasdite për të gjitha aktivitetet, përveç atyre thelbësore që lidhen me ushqimin, karburantin dhe ilaçet, veprimtarit mjekësore dhe zanatlinjtë. dhe nëse kjo rezulton në zvogëlimin e numrit të të infektuarve, atëherë të vazhdoni me përdorimin e lejeve të Covid -it” shpjegoi Kryeministrja.

Stafi mjeksorë ka nënvizuar se imunizimi masiv i popullsisë është akoma më i rëndësishëm dhe se ai duhet të arrijë shkallën prej 80 përqind të popullsisë së vaksinuar, me vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë dhe shërbimeve publike.