Një delegacion i arsimit nga Fushë Kosova vizitoi Medvegjën

0
157

Njoftimi i Lirona Zuka, koordinatore e zyres së KKSH-së në Medvegjë


Sot në Medvegjë ka qëndruar për vizitë një delegacion i përbërë nga stafi i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Fushë Kosovës.

Kisha kënaqësinë ti pres në Zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë së bashku me znj.Leme Xhema

Delegacionin në fjalë e njoftuam në detaje për problemet me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë, problemet me mungesë kuadrosh, problemet me mosnjohjet e diplomave nga Republika e Kosovës…dhe nevojën për përkrahje më të madhe strategjike nga ana e institucioneve të Kosovës.

Ju faleminderoj për vizitën dhe gadishmërinë për ti ndihmuar dhe përkrahur nxënësit shqiptar të Komunës së Medvegjës.

Respekt i madh për vendasit z.Samir Shahini (drejtor i drejtoratit per arsim pran komunës se Fushë Kosovës) dhe Sadri Emini (drejtor i shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë) të cilët ishin iniciatorët e vizitës.