Nga 99 mostra në rrethi e Pçinjës, 9 pozitivë, në komunën e Bujanocit nuk ka patyr raste me Covid-19

0
252

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 99 mostra të marra në rrethin e Pëinjës, 9 përsona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Nga ky numër, 7 perona janë nga Vranje dhe 2 nga Surdulica.

Sipas këtyre të dhënave në komunat tjera të rrethit të Pçinjës nuk ka patur raste të konfirmuar në Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 69 kontrolla në ambulancën ATD, nga të cilat 36 kontrolla të parat. Kampionet e gjakut janë marrë nga  41 pacientë. Janë kryer 44 teste antigjene, nga të cilët 7 kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, me bronkopneumoni janë  diagnostikua dy pacientë.

35 pacientë janë shtruar në spitalin kovid të Qendrës shëndetësore të Vranjës.

Nga ky numër, 29 janë pozitivë ndaj Covid-19, ndërsa 26 me  bronkopneumoni.

Aktualisht 21 pacientë gjenden në aparatet e oksigjenit,  2 janë pranuan për trajtim spitalor./LajmiAL/