Konkursi për subvencionimin e bujqësve të komunës së Buajnocit për këtë vit, është i hapur që nga 28 prilli dhe do të zgjasë deri në fund të kësaj jave.
Sipas Hekuran Ametit, inxhinier i diplomuar i bujqësisë pranë sektorit të Buajqësisë, njëherit kryetarë i komisionit për ndarjen e subvencioneve, deri më sot në këtë konkurs kanë konkuruar 25 bujqë, ndërsa konkuesi mbetet i hapur deri në fund të kësaj jave.
Mjetet e parapara për këtë vit nga Buxheti komunal për subvencionimin e bujqësisë janë 6.500.000 dinarë, ndërsa deri më tash sipas Ametit janë ndarë rreth 3 milion dinarë, gjë që deri në fund mbeten për tu ndarë edhe 3.5 milion dinarë.Ameti bënë apel te bujqit që të aplikojnë deri në mbylljen e konkursit, ndërsa sqaron se prioritet do të jenë ata bujqi që 3-4 vitet e fundit nuk kanë arritur të përfitojnë nga buxheti për subvencionimin e bujqësisë e të cilët vërtetë merren me bujqësi./LajmiAL/












