Shoferët në Serbi i presin rregulla të reja dhe shumë strikte për regjistrimin e automjeteve nga 5 korriku, për arsyeje se fillon zbatimi i plotë i rregullores 2018 për automjetet dhe kushtet teknike për automjetet në komunikacion, sipas të cilave makinat duhet të përmbushin kritere të caktuara për emetimin e gazrave të dëmshëm gjatë kontrollit teknik.
Nëse makinat përveç kësaj ndotin ajrin për shkak të riparimeve, ato nuk do të kalojnë kontrollin teknik dhe do të duhet të kenë katalizatorë dhe filtra DPF.
Gjatë kontrollit teknik të automjeteve me motor dizel, do të kontrollohet përmbajtja e tymit në gazrat e shkarkimit, ndërsa në rastin e motorëve me benzinë, vëmendja do t’i kushtohet përmbajtjes së monoksidit të karbonit. Nëse automjeti ka katalizatorë dhe filtra DPF të dëmtuar, ai nuk do të mund të regjistrohet./LajmiAL/












