Maqedonia e Verut në shenjë falënderimi ia hjek pagesën e autostradës shtetasve të Sërbisë?

0
376

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi mundësinë që qytetarët të Serbisë të mos paguajnë taksa në autostradë në vendin e tij gjatë verës, në shenjë mirënjohje ndaj Serbisë për vaksinat e dhuruara

Zaev tha dje në një intervistë për televizionin “Kanal 5” dhe vlerësoi se vlera e vaksinave që Serbia i dha Maqedonisë Veriore është më e lartë se 700,000 euro.

“Ndiejmë nevojën që miqësinë ta kthejmë miqësisht. Ne jemi duke menduar dhe nuk e di nëse është e mundur apo jo, që Qeveria e Maqedonis së Veriut të blejë karta pagese për të gjithë me targa dhe pasaporta serbe gjatë verës, për t’i liruar ato nga taksat. Le ta kthejmë këtë të mirë në një farë mënyre” tha Zaev.