Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike në Vranjë, nga 263 mostra të marra në rrethin e Pçinjës 26 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Nga ky numër 15 janë nga Vranja, 3 nga Surdulica dhe nga 4 janë nga Vlladiçin Hani dhe Presheva.
Në komunat tjera të rrethit të Pçinjës, përfshirë edhe Bujanocin nuk ka patur raste të reja me Covid-19.
Në Komunën e Bujanocit numri i të vaksinuarve po shkon drejt 12.000, ndërkohë imunimizimi i popullatës është duke vazhduar edhe më tej.
Sipas të dhënave që ka siguruar Lajmi-AL, kohëve të fundit interesimi i madh për vaksinim me Pfizer është edhe nga të rinjët, arsyeja sipas tyre është udhëtimi pa pengesa drejt vendeve të BE-së. /Lajmi-AL/












