Muharrem Salihu largohet nga KK i Medvegjës, postin ia lë Bajram Mustafës

0
261

Këshilltari i KK të Medvegjës Muharrem Salihu përmes profilit të tijtë ka bërë të ditur se është larguar nga posti i këshilltarit, ndërsa atë do ta zëvendësojë Bajram Mustafa.

Salihu gjithashtu ka potencuar se në të ardhmën edhe më fuqishëm do të angazhohet ne çështjen kombëtare, sidomos në zgjidhjen e problemeve të shumta të shqiptarëve të komunës së Medvegjës

Postimi i plotë:

Gjithmonë e kam kuptuar se për mua rri ngushtë, kostumi i një partie, i një pjese. Për më shumë, ne në Republikën e Serbisë jemi fare pak që të bëhemi pikë e pesë si duan armiqtë tanë. E kam ndjerë këtë handikap ndonëse me vepra kam punuar gjithmonë për të gjithë shqiptarët në territorin e Serbisë.
Ndaj kam vendosur të lë mandatin në asamblenë e komunës së Medvegjës për njërin nga bashkepunetorët e mi, ish asambleistin z. Bajram Mustafa.

Do të punoj me fuqi më të madhe se më parë :
Për bashkimin e faktorit shqiptar në Republikën e Serbisë;
Që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqiperisë të jenë në një front për të mbrojtur bashkëvendasit e mi;
Që mbarë bota e qytetëruar të ketë dëshmi për genocidin modern në kurrizin tonë ;
Që procesi i shpopullimit nëpërmjet pasivizimit, përçarjes së faktorit politik shqiptar të ndalet !
Unë po e bëj timen. Duke krijuar mundësi punësimi dhe jetese në trojet amtare dhe nëpërmjet angazhimit juridik, kombëtar në favor të bashkëvendasve të mi.
Nuk jemi vetëm! Nuk jemi pak! Koha punon për ne!, ka shkruar Salihu. /Lajmi-AL/