Seanca e re e Shtabit të Krizave është planifikuar për nesër në orën 8 në Pallatin e Serbisë, ndërsa në seancë do të analizohet situata aktuale epidemiologjike në Serbi, si dhe eventualisht zbutje e masave në fuqi.
Vlenë të kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi sot gjatë vizitës së tij në Torlak se nesër në Presidencë do të mbahet një takim i madh dhe i rëndësishëm, në të cilin do të diskutohen dhe vendose mbi vaksinat.
Sipas mesatares të fundit të koronës dje nga ora 15 pasdite, në Serbi janë regjistruar 3,154 raste të infektuar, 38 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa aktualisht ka 247 pacientë në aparate për frymëmarrje në spitalet në të gjithë Serbinë./LajmiAL/












