Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit në bazë të rasteve të konfirmuara nga dita e djeshme nuk mund të thuhet se është e kënaqshme, përveç vikendeve, ditëve të punës numrat gjithnjë janë dyshufrorë më te infektuar.
Në 24 orët e fundit gjegjësisht gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 13 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit, dhe kjo situatë sipas mjekëve konsiderohet tejet serioze.
Në muajin prill numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 148 persona.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1344 persona.
Në muajin prill janë kryer gjithsej 1508 kontrolla prej tyre 1379 të rritur dhe 129 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 14 pril ka qenë 72, prej tyre 55 të rritur dhe 17 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 45 persona 13 prej tyre kanë rezultuar pozitiv./LajmiAL/












