Në rrethin e Pçinjës numri i të infektuar në nivel ditorë po bie. Bujanoc 1 i infektuar

0
316

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 229 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 12 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

Nga ky numër, 6 janë nga Vranje, 3 janë nga Surdulica dhe nga 1 rast janë konfirmuar nga Bujanoci, Presheva dhe Bosilegradi.

Gjatë ditës së djeshme, në kovid ambulancën në Vranjë janë kryer 90 kontrolla, nga të cilat 38 të para.

Kampionet e gjakut janë marrë në 48 pacientë, janë ktyer gjithsej 44 teste antigjen dhe dy teste PCR, 5 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, prej tyre një pacient është diagnostifikuar me bronkopneumoni.

Në spitalin kovid aktualisht janë 34 pacientë, nga ky numër, 28 janë pozitivë dhe 26 kanë bronkopneumoni, 22 pacientë gjednen në aparatet e oksigjenit.

gjatë 24 orëve të fundit 8 pacientë janë pranuan për trajtim spitalor, i njëjti numër është lirua, njëri prej të cilëve u transportua për në Krushevc./LajmiAL/