Mehmeti: Vazhdojnë seancat gjyqësore në Preshevë

0
284

Në kuadër të ditëve të gjykimit dje në objektin e gjykatës në qytetin e Preshevës janë mbajtur tri seanca gjyqësore.

E dimë që kjo nuk do të thotë “asgjë” për skeptikët, mirëpo për ata që kanë udhëtuar për çdo seancë gjyqësore nga 40 km, do të thotë shumë ka shkruar kështu në fb Visar Mehmeti, këshilltar i kabinetit të Shqiprim Arifit.

Kuptohet se ne nuk do të kënaqemi me kaq, mirëpo do të punojmë deri në qëllimin kryesorë tonin, kthimin komplet të Gjykatës Themelore në Preshevë.

Ndryshimi nuk ndalet ka shkruar Mehmeti në fb.