Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 255 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 9 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.
Nga ky numër, nga 2 raste janë nga Vranja dhe Boseligradi, 3 nga Surdulica dhe nga 1 rast kanë të ri më virusin korona e kanë konfirmuar Bujanoci dhe Presheva.
Gjatë ditës së djeshme, në kovid ambulancën në Vranjë janë kryer 85 kontrolla, nga të cilat 50 të para.
Kampionet e gjakut janë marrë në 38 pacientë, janë kryer gjithsej 47 teste antigjen dhe 7 PCR nga të cilët 1 ka rezultuarpozotiv ndaj virusit korona, ndërsa 3 pacientë janë diagnostifikuar me bronkopneumoni.
Në spitalin kovid aktualisht janë 22 pacientë, nga ky numër, 15 janë pozitivë ndaj Covid-19 dhe 12 kanë bronkopneumoni, ndërsa 10 pacientë gjednen në aparatet e oksigjenit./LajmiAL/












