Bujanoc: 107 të rinjë të papunë do të përfitojnë të ardhura nga aftësimi profesional

0
454

Këshilli për punësim i komunës së Bujanocit ka sjellë Vendimin për ndarjen e mjeteve me qëllim të realizimit të masave të politikës aktive të punësimit përmes shpalljes së thirrjes së pestë publike për realizimin e programit të praktikës profesionale në vitin 2021/2022.

Sipas këtij vendimi në Shtëpinë e shëndetit janë lejuar 25 persona nga 33 sa janë kërkuar gjithsej, në Barnatoren e Buajnocit nga 5 sa kanë aplikuar 4 janë lejuar, në Bibliotekën “14 Nëntori” 3 kanë aplikuar dhe të gjithë janë lejuar, në Qendrën Sportinë “Rinia” kanë aplikuar 6, prej tyre 5 janë lejuar dhe në Organizatën Turistike 2 persona kanë aplikuar dhe të njetit janë lejuar.

Sa i përket Entit parashkollorë “Gëzimi Ynë”, nga 18 aplikime 15 prej tyre janë lejuar, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” kanë aplikuar 3 dhe po aq janë lëjuar, në Qendrën për Punë Sociale 2 persona janë lejuar po aq sa edhe kanë aplikuar, në Ndërmarrjen Publike Komunalia kanë aplikuar 32 persona 15 janë lejuar dhe në Gjykatën Themelore në Bujanoc nga 3 aplikime 1 është lejuar,    

Sa i përket shkollave praktikën profesionale do ta mbajnë si në vijim: në shkollën fillore “Migjeni” në Muhoc nga 5 aplikues 4 janë lejuar, në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Lluçan 2 persona kanë aplikuar dhe të njetit janë lejuar, në shkollën fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç, nga 5 aplikime 4 janë lejuar, “Ali Bektashi” në Nesalcë 3 persona janë lejuar sa edhe kanë aplikuar, “Naim Frashëri” në Bujanoc, nga 7 aplikime 4 janë lejuar, “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, nga 14 aplikime 2 janë lejuar, në shkollën e mesme “Sezai Surroi” 7 persona janë lejuar po aq sa edhe kanë aplikuar, në “Branko Radiçeviç” nga 3 aplikime të gjithë janë lejuar, “Bora Stankoviç” në Klenik nga 3 aplikime 1 është lejuar dhe në “Vuk Karagjiç” në Levosojë 1 person është lejuar,    

Ndërsa sa i përket aplikacionit të sh.p.k “Maxhari kom” Bujanoc 21 aplikacione i kanë plotësuar kushtet nga 22 sa kanë aplikuar gjithsej.

Në bazë të këtij vendimi aftësimin profesional do ta ndjekin gjithsej 107 persona, gjegjësisht të rinjë të papunë të komunës së Bujnaocit./LajmiAL/