Në rrethin e Pçinjës 7 të infektuar, Bujanoci asnjë rast me Covid-19

0
247

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 176 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 7 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

Nga ky numër, 5 janë nga Vranja dhe 2 janë nga boseligradi, ndërsa komunat tjera të rretjhit të Pçinjës përfshirë edhe Bujanocin nuk ka patur raste të reja të të infektuarve.

Gjatë ditës së djeshme, në kovid ambulancën në Vranjë janë kryer 78 kontrolla, nga të cilat 36 të para.

Kampionet e gjakut janë marrë në 39 pacientë, janë kryer gjithsej 42 teste antigjen nha të cilët 3 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa 1 pacient është diagnostifikuar me bronkopneumoni.

Në spitalin kovid aktualisht janë 27 pacientë, nga ky numër, 22 janë pozitivë dhe 15 kanë bronkopneumoni, ndërsa 12 pacientë gjednen në aparatet e oksigjenit./LajmiAL/