Ndryshimet e paralajmëruara të Ligjin për Letërnjoftim kanë shkaktuar konfuzion te njerëzit, veçanërisht ata që janë regjistruar në një adresë dhe jetojnë në një tjetër. Shqetësim, veçanërisht i ka shkaktuar risia mbi futjen e një pike të re, gjegjësisht adresën mbi vendbanimin të regjistruar në formularin e letërnjoftimit, që do të thotë se kjo adresë do të jetë e dukshme në “plastikën” e dokumentit me çip, e cila nuk ka ka qenë rasti deri më tani.
Pasoja e këtij vendimi ligjor, i cili do të miratohet nga deputetët së shpejti, është që, siç kanë potencuarnga MPB, qytetarët nuk do të lejohen të përdorin kartën e tyre të identitetit nëse ndryshojnë të dhënat e tyre personale, përfshirë adresën.
Ata të cilët deri më tash kanë jetuar në një adresë fiktive do të detyrohen të raportojnë adresën e duhur të vendbanimit për të shmangur problemet, për çka do të duhet të paguajnë një taksë prej 340 dinarë.
Sidoqoftë, ndryshimi i adresës përfshin detyrimin për të ndryshuar pasaportën dhe patent shoferin, në të cilat e njejta gjithashtu është potencuar, ndërsa rregullimi i të dy këtyre dokumenteve do t’u kushtojë qytetarëve edhe 4,260 dinarë.
Meshkujt do të kenë edhe një detyrim shtesë, të ndryshojnë adresën në departamentin ushtarak.
Kjo do të thotë që për pesë vjet të gjithë qytetarët do të komunikojnë me administratën shtetërore përmes dixhitalizimit. Ky ndryshim sigurisht që ka përparësitë e tij, por edhe mangësit e tij kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave, dhe mund të jetë një shpatë me dy teha, kanë thënë ekspertët e kësaj lamie.
Sa i përket çmimores mbi zëvendësimin e dokumenteve ato janë:
Taksa e shërbimit mbi kërkesa për ndryshimin e vendbanimit 320din
Marrja e letërnjoftimit 1,155din
Marrja e pasaportës 3.600din
Marrja e patent shoferit 660din








