Në rrethin e Pçinjës 15 të infektuar, nga 1 rastë kan Bujanoci dhe Presheva

0
311

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 275 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 15 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

Nga ky numër, nga 5 raste janë nga Vranja, nga 3 raste janë nga Surdulica dhe Boseligradi, 2 nga Vlladiçin Hani dhe nga një rast kanë Bujanoci dhe Presheva.

Gjatë ditës së djeshme, në kovid ambulancën në Vranjë janë kryer 58 kontrolla, nga të cilat 41 të para.

Kampionet e gjakut janë marrë në 27 pacientë, janë ktyer gjithsej 35 teste antigjen dhe 4 teste PCR, 4 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, prej tyre 4 pacient janë diagnostifikuar me bronkopneumoni.

Në spitalin kovid aktualisht janë 37 pacientë, nga ky numër, 31 janë pozitivë dhe 25 kanë bronkopneumoni, ndërsa 20 pacientë gjednen në aparatet e oksigjenit./LajmiAL/