Në kufirin e Preshevës dhe Prohor Pçinjski zbulohen 91.000 euro të pa deklaruara

0
317

Saktësisht 91.000 euro janë konfiskuar nga doganierët ditët e fundit në vendkalimet kufitare Preshevë dhe Prohor Pçinjski në jug të Serbisë, njofton Drejtoria doganore.

Në bashkëpunim me policinë, tentativa e parë për të kaluar kontrabandë të hollat përtej kufirit është shënuar në pikën e Preshevës, kur një 46-vjeçar nga Kosova ka udhëtuar i vetëm me veturë BMW në hyrje të vendit.

“Udhëtari ka mohuar se ka për të denoncuar, pas së cilës doganierët duke e kontrolluar veturën e tij kanë gjetur 80.000 euro në fiokën e derës së shoferit.

Zarfi me kartëmonedhat 500 euro ishte fshehur mirë nën sende të vogla dhe disqe muzikore.

Për fatin e 70.000 eurove në procedurë kundërvajtëse do të vendosë gjykata kompetente, që është dallimi në mes të shumës së zbuluar dhe të lejuar (10.000 euro), e cila nuk duhet të raportohet gjatë kalimit të kufirit”, thuhet në Doganë.
  

Në një rast tjetër, në vendkalimin kufitar Prohor Pçinjski, “një çift i martuar shtetasish maqedonas kanë bërë shkelje” për shkak të mos raportimit të valutës, thuhet në deklaratë.

“Ata udhëtonin me një makinë me targa gjermane dhe kur u ndaluan në dalje nga vendi për kontroll, thanë se nuk kishin çfarë të raportonin.

Mirëpo, u konstatua se shoferi në çantën e tij personale kishte 30 mijë euro, për të cilat nuk kishte faturë, ndërsa 11 mijë euro të tjera i gjetën në çantën e bashkëshortes.

Pas kthimit të shumës së lejuar prej 10.000 euro udhëtarëve, shuma prej 21.000 euro është mbajtur me kallëzim për kundërvajtje deri në përfundim të procedurës gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Për të shmangur situata të tilla, Drejtoria doganore rikujton se “çdo shumë që tejkalon 10.000 euro në dinarë apo valutë duhet të raportohet çdo herë që kalon kufirin shtetëror”, dhe se “një procedurë e tillë nuk zgjat më shumë se disa minuta”.