Ashtu siç ishte raportuar, masat anti-COVID do të ndryshojnë pas uljes së rasteve të të infektuarve me koronavirus në vend.
Ora policore do të hiqet dhe do të hapen klubet e natës.
Dasmat dhe klubet e natës do të funksionojnë me kapacitet 50 përqind dhe me certifikata të vaksinimit duke filluar nga 7 marsi.
Këto masa do të propozohen sot në Qeveri dhe më pas pritet miratimi i tyre.







