Në fshatin Letovicë të komunësbsë Bujanocit me vet iniciativë të banorëve ka fillur selekcionimi i mbeturinave me qëllim që të kenë një ambient më të pastërt.
Në vendin ku deri më tash janë hedhur mbeturinat banorë e këtij vendbanimi kanë krijuar një lloj transfer stacioni i cili mund të jetë shembull edhe për vendbanimet tjera.

Njoftim!
Të nderuar bashkëfshatar, ju njoftojmë që prej ditës së sotit riciklimi në fshatin tonë është bërë realitet.
Në hyrje të deponis i kemi vendosur thast e mëdhenj (Big bags) për diferencimin dhe reciklimin e materialeve si psh. Shishe PET, kanaçe, foli(najllon), karton etj.
Ju lutemi të jeni aktiv dhe të mbështetni këtë iniciativ duke ndarë secilin lloj të mbeturinave dhe të shkoni tek deponia dhe ti zbrazni secilin në vendin e duhur.
Secili thes e ka kartelën e vet që spjegon qartë se çka duhet të hudhet aty.
Kujdes!
Nuk duhet kurrsesi që materialet të hudhen në vendin e gabuar!
Për mbeturinat që nuk është e mundur të reciklohen ju lutemi të mos i hudhni në hyrje të deponis po ti zbrazni në fund në gropë.
Tash e më tutje me lejen dhe bashkëpunimin e komunës tonë do të vendosen edhe kamera ku do të regjistrojnë 24 h dhe personat që nuk i respektojnë rregullat do të dënohen nga organet kompetente!!!thuhet në njoftimin e fshatit Letovicë/LajmiAL/

















