Sipas të dhënave të fundit nga Enti për shëndetësi Publike nga Vranja, gjatë 24 orëve të fundit 263 persona nga territori i rrethit të Pçinjit janë testuar ndaj Covid 19.
Analizat kanë treguar se 101 persona janë pozitivë me koronavirus, prej tyre 51 nga Vranja, nga 12 raste kanë Surdulica dhe Vlladiqin Hani, 9 nga Presheva, nga 7 raste kanë Bujanoci dhe Boseligradi dhe 3 nga Tërgovishta.
Në bazë të këtyre të dhënave Bujanoci ka rënë në një njëshifrorë megjithatë shqetësimi vazhdon duke patur parasysh se qytetarët po i shmangin testimin ndaj Covid-19, sidomos gjatë vikendit kur në Shtëpinë e Shëndetit nuk kryhen teste ndaj virusit korona.
Këto janë të dhënat e ditës së shtunëh, (14.08.2022).












