Njerëzit e vullnetit të mirë edhe këtë dimër nuk kanë harruar ato pak familje që jetojnë në fshatrat e Malësisë së Bujanocit.
Bexhet AAsllani nga fshati Ramnabuqë i Malësisë së Bujanocit ka ndihmuar me pako ushqimore banorët e katër vendbanimeve.
Lajmin e ka bërë të ditur BL e fshatit Zarbincë.

Njoftimi:
E falenderojm nga Zemra Bexhet Asllanin nga fshati Ramnabuqë i cili sot për banoreët e 4 fshatrave të Malësisë Bujanocit Suharren, Novosell, Priboc dhe Zarbincë ndimoj me 15 pako ushqimore, kuptohet që shum e vlersojmë këtë aksion humanitar, por ajo që më së shumti na gëzon në këto kohëra të vështira është që njerëzit si Bexheti nuk po e harrojnë Malësinë dhe me aq sa po kan mundësi po e ndimojn. Allahu të shpërbleft o trim i Malësisë e të dhasht shëndet e të mira ti dhe gjith familjes tuaj. Gjithashtu e falënderojmë edhe Fatmir Asllanin i cili me automjetin e ti bëri transportin e pakove nga Bujanoci deri te Xhamija e Zarbincës, thuhet në njoftimin e BL Zarbincë. /Lajmi-AL/














