Sot në orët e pasditës, në vendkalimin kufitarë Reichenchall ndërmjet Austrisë dhe Gjermanisë, janë ndaluar nga policia doganore dy persona me nënshtetësi serbe.
Sipas informacioneve të para jozyrtare personat e arrestuar janë S.M (1963) dhe G.P (1970) me nënshtetësi serbe tek të cilët është gjetur 15 kg lëndë narkotike e llojit marihuanë.
Mediat lokale transmetojnë se lënda narkotike për destinacion ka patur Zvicrën.
Sipas po të njejtave burime, aksioni policorë ka qenë i koordinuar në disa shtete ku janë arrestuar disa dhjetra persona dhe konfiskuar dhjetra kg lëndë narkotike.








