Musliu: Edhe këtë vit shkollor pa libra

0
224

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu në urimin e tij drejtuar nxënësve dhe mësimdhënësve me rastin e fillimit të vitit shkollor, ka kujtur mungesën e teksteve shkollore problem i ciki edhe këtë vit po e shoqëron arsimin shqip në Luginë.

Postimi i plotë:

Për ditën e parë të vitit të ri shkollor, gjithë nxënësit, mësuesit, udhëheqësit e prijësit e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë, uroj më të mirën, që ky vit të jetë më i dobishëm e me plotë arritje në proceset edukative-arsimore.

Sot kur e gjithë bota po përballet me pandeminë, ne përpos kësaj po përballemi me mungesë të teksteve në gjuhën amtare shqipe, por që në këtë fillim vit u përballëm edhe me një vendim diskriminues e anti shoqërorë për intonimin e himnit serb.

Jemi të vetëdijshëm për sfidat që i kemi përpara, por shkolla shqipe mbijetoi në kohëra edhe më të vështira. Prandaj shkollat shqipe në Luginë, sot do ta bojkotojnë këtë vendim, sepse përpjekja jonë e përbashkët është dija, njohuria, shkenca, edukimi. Përtej kësaj, është respekti për ata që dhanë gjithçka për këtë gjuhë e për këto shkronja.

Ne do të jemi gardian të gjuhës shqipe, edhe përtej mundësive tona. Por për një gjë jemi të sigurtë, Luginës do t’i mungojë edhe për një kohë të gjatë, zëri dhe energjia e Jonuz Musliut për abetare e të drejtat kombëtare.

Urime 1 shtatorin,
Një vit sa më të mbarë për të gjithë!