Kryetari Arifi uronë nxënësit me rastin e fillimit të vitit shkollor

0
175

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Të dashur nxënës,
Mësimdhënës të respektuar,

Më lejoni që në këtë fillimvit shkollor të ju uroj në rend të parë shëndet dhe suksese në punët e juaja fisnike. Po e fillojmë edhe këtë vit me probleme pothuajse të njejta, me mungesë të teksteve shkollore, por në rrethana pandemike pak më të lehta se vitin e kaluar.

Përkundër këtyre pengesa në rrugëtimin tonë të përbashkët për një shkollim sa më cilësor, unë kam besimin e plotë se mësimdhënësit do të japin maksimumin e vet për të arritur qëllimin e përgatitjes sa më mirë të gjeneratave të ardhme.

Në kompetencat e mia si kryetar komune do të vazhdoj që jap kontributin tim në ngritjen e arsimit në të gjitha nivelet, duke shtrirë dorën e bashkëpunimit me gjithësecilin.

Urime dhe suksese të vazhdueshme!