Motra e Sezai Surroit dhuron 600 libra për bibliotekën e sh.m “Sezai Surroi”

0
293

Gjatë vizitës së sotme në Beograd kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar edhe nga shefi i kabinetit Sali Salihi dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd z. Jetish Jasharin kanë vizituar familjen Surroi, motrën e Sezai Surroit emrin e të cilit e mban shkolla e mesme në Bujanoc “Sezai Surroi”.

Lajmin përmes rrjetit social e ka kumtuar kryetari Arifi, ku ka potencuar se motra e Sezai Surroit, Hadije Surroi Morina, ka dhuruar 600 libra për bibliotekën e shkollës në Bujanoc.

Postimi i Kryetarit Arifi:

“Pas disa takimeve zyrtare që zhvillova në Beograd, së bashku me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd z. Jetish Jasharin gjetëm kohë që ta vizitojmë në shtëpinë e saj znj. Hadije Surroi Morina, motrën e Sezai Surroit.

Është një emocion i veçantë kur takon një grua intelektuale, e cila është ngushtë e lidhur me Bujanocin, dhe sa herë që takohemi jep diçka me vlerë për shkollën e mesme “Sezai Surroi”. Kësaj here, znj. Hadije për ta pasuruar bibliotekën e shkollës së mesme dhuroi 600 libra” ka shkruar Arifi/Lajmi-AL/