Erdi sot do të duhej të ishte pranë shokëve të klasës, por Allahu e mori në mëshirën e tijë.

0
402

Ka ndërruar jetë Erdi Adili nxënësi i klasës së IV të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Ndarjen nga kjo botë të Erdit përveç familjarëve dhe të afërmit me shumë dhimbje e kan përjetuar edhe shokët e klasës dhe e gjith shkolla e cila i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Erdit.

Postimi i shkollës:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin mbi vdekjen e nxënësit të klasës lV, “Naim Frasheri” në Bujanoc, Erdi Adilit.

Erdi sot do të duhej të ishte i ulur në bankën e tij në klasën e IV/1
Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me Ju, e dashur familje Adili, shoqe e shokë të klasës së Erdit dhe të gjithë mësuesve dhe nxënësve të shkollës “Naim Frasheri”.

Në emër të shkollës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

Erdi pushoftë në paqen e përjetësisë!”